ZYRTARE: Van Dijk nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian

12:29 | 12 Maj 2021

Marketing

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka konfirmuar se ai nuk do të luajë për Holandën në Kampionatin Evropian këtë verë.

Qendërmbrojtësi ka humbur shumicën e sezonit me një lëndim që ka pasur në ligamentin e tij dhe nuk do të jetë i gatshëm për Evropian, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi është i bindur se do të jetë në dispozicion për trajnimin para-sezonal të Liverpoolit.

“Me gjithçka që po ndodh, ndihem fizikisht se është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro dhe të vazhdoj në fazën time të fundit të rehabilitimit. Pra, fokusi i plotë do të jetë në para-sezonit me klubin dhe ky është një qëllim realist, kështu që unë jam duke pritur për këtë”, u shpreh lojtari në faqen zyrtare të klubit.

Mbrojtësi i ‘The Reds’ ka treguar së është zhgënjyer shumë që po humbet Eurot, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për të.

“Unë mendoj se vendimi për të mos shkuar është vendimi i duhur”./Lajmi.net/