Zyrtare:Barca e transferon talentin portugez për 31 milionë euro

Barcelona dhe Braga kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesi Francisco Trincao në Camp Nou.21 vjeçari i talentuar do t’i bashkohet Barcelonës nga 1 korriku i vitit 2020.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të katalanëve.

“Barcelona dhe Braga kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Francisco Trincao, i cili do t’i bashkohet Barcës më 1 korrik 2020”, përcjell lajmi.net.

“Kostoja e operacionit është 31 milionë euro dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për pesë sezonet e ardhshme, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro”.