Zyrtare:Mario Mandzukic bëhet me skuadër të re

Mario Mandzukic është larguar nga Juventus.Sulmuesi kroat ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Katari, Al Duhail.

Marketing

33 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Al Duhail.Lajmi është konfirmuar nga Al Duhail, përmes një njoftimi në Twitter.

Mandzukic te Juventus është transferuar në vitin 2015 nga Atletico Madrid, dhe në 117 paraqitje ka shënuar 30 gola.

Ai gjithashtu gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Dinamo Zagreb, Wolfsburg dhe Bayern Munich.

Marketing