Zyrtarët e lartë të BDI-së, përfshirë ministra dhe funksionarë të tjerë kanë qëndruar në komunën e Studeniçanit. Në bashkëbisedimet me qytetarët e kësaj komune, funksionarët e BDI-së kanë numëruar projektet që janë miratuar për komunën e Studeniçanit në planin infrastrukturorë dhe në sfera tjera.

Zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik, Sadulla Duraku theksoi se do të vijojnë projektet për këtë komunë dhe për banorët e saj. Ai nënvizoi se Qeveria e deritanishme ka mbështetur projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore për këtë komunë. Në kuadër të delegacionit ishin edhe zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, ministri i Ekonomise, Kreshnik Bekteshi, ministri i Arsimit Arbër Ademi, ministri pa resor Hisen Xhemaili, sekretari shtetëror në ministrinë për sistem politik Lirim Shabani si dhe funksionarë nga komuna e Studeniçanit.

#Llogaridhënie #Transparencë #Batincë #Lubosh

Publiée par Sadulla Duraki sur Samedi 25 janvier 2020