Zyrtarët e BDI-së nesër për vizitë në Komunën e Strugës

Zyrtarë të lartë të BDI-së, zëvendëskryeministrat Sadulla Duraku dhe Bujar Osmani, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ai i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini dhe ministri për Investime Isen Xhemaili, zëvendësministra, sekretar shtetëror, deputetë dhe funksionar tjerë, nesër (e Shtunë 11.01.2020) do të qëndrojnë për vizitë në Komunën e Strugës. Gjatë qëndrimit në Strugë, zyrtarët e BDI-së do të vizitojnë disa vendbanime dhe njëkohësisht do të bëjnë inaugurimin e disa projekteve.

Marketing

Në vazhdim agjenda e vizitës:
Në ora 12.30: Inaugurimi i sallës së sportit në shkollën e mesme “ Niko Nestor”-Strugë
Në ora 13.15: Vizitës shkollës së re fillore “Vëllezërit Milladinov”-Strugë
Në ora 13.30: Vizitë në kompaninë Nabizi
Në ora 14.00: Vizitë në kompaninë “Ing Luli”
Në ora 14.30: Vizitë në vendbanimin Podgorcë
Në ora 15.30: Vizitë në vendbanimin Llabunisht
Në ora 16.30: Vizitë në vendbanimin Veleshtë
Në ora 17.15 : Vizitë në vendbanimin Dollogozhdë dhe
Në ora 18.00: Vizitë në vendbanimin Ladorisht

Marketing