Zyrtari i lartë amerikan për konikte vjen në Shkup

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan dhe udhëheqësi i Byrosë për operacione për konflikte dhe stabilizim (CSO), Pete Marocco prej sot deri më 18 korrik do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Marocco siç mësohet do të vizitojë Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë. Qëllimi i kësaj vizite është manifestimi se SHBA në kontinuitet janë të angazhuara në Ballkan dhe se ky rajon është prioritet i lartë i CSO.

Marocco pritet që në tryezat e bisedimeve të bisedojë për nismat rajonale për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe të nxis forcimin e dialogut ndërfetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në komunikatë thuhet se edhe Marocco do të shprehë përkrahjen për perspektivat e anëtarësimit të
rajonit të Ballkanit në BE.

evn