Vazhdojë akuzat ndaj qeverisjes aktuale për punësimet familjare që kryesisht së fundi kanë shpërthyer me skandalet nga radhët e LSDM-së.

Shënjestër e mediave tani është Aleksandar Kiracovski, deputeti dhe sekretari gjeneral i LSDM-së.

Sipas portalit Magazin.mk, Kiracovski para disa ditëve ka punësuar motrën e tij Mirjana J. në Regjistrin Qendror në Manastir. Këtë e ka bërë të ditur një aktivist i LSDM që ka dashur të mbetet në kushte të anonimitetit. Burimi i këtij informacioni siç thuhet ka thënë se bëhet fjalë një vend të mire pune me arsim të lartë dhe me rrogë të majme deri në 600 euro, përcjellë INA.

Kiracovski sipas postit që ka është personi përgjegjës për punësime në LSDM. Ditë më parë shpërtheu skandali me deputetin dhe zëdhënësin e LSDM, Kostadin Kostadinov që punësoi nënën e tij në Regjistrin Qendror.