Llazar Mlladenov, kryetar i Klubit Kulturor Bullgar në Shkup ka kërkuar që ti merren pasaportat bullgare deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët janë në numër jo të vogël.

Ai përmes një postimi në facebook e ka bërë këtë porosi:

“Lojrat e nëntokës të disa qarqeve politike në Sofje assesi të ndalen.Koketimet me prorusë nuk është vetëm hap kundër Maqednisë, por edhe akt tradhëtie kundër Bullgarisë dhe interesave të saj nacionale…Ky moment nuk do të ketë repriza, përgjegjësia është e juaja. Humbja do të jetë e juaja, nëse do të ndodhë. Andaj merrni rolin që ju ka hije dhe sugjeroni miqve tuaj në Parlamentin e maqedonisë, në mënyrë speciale atyre të DPMNE, që nesër të kryejnë punën në favor të Maqedonisë, në mënyrë speciale duhet atyre deputetëve me shtetësi bullgare. Në rast se do të dalin KUNDËR, kërkojmë që të hapen procedura për konfiskimin e pasaportave të tyre bullgare. Nuk mundet që dikush të shijojë të mirat e Evropës përmes pasaportës bullgare, dhe të punojë kundër interesave të Maqedonisë…”, ka shkruar Mlladenov.

Artikulli paraprakDita D, votimi i ndryshimeve kushtetuese ose zgjedhje të jashtëzakonshme
Artikulli tjetërProtesta dhe bllokada para Kuvendit në Shkup, derisa pritet votimi i ndryshimeve kushtetuese