Zyrtarizohet data e mbajtjes së Kongresit të BDI-së

BDI-ja ka vendosur që të mbajë kongresin partiak të radhës, pas zgjedhjeve nëpër degë dhe forumet e tjera partiake. Siç bëhet e ditur kongresi është caktuar për 21 dhjetor të këtij viti dhe do të zhvillohet në Shkup. Lajmi është bërë i ditur edhe nga sekretari organizativ i kësaj partie, Artan Grubi, i cili ka shkruar se ky kongres do të jetë i kthesave të mëdha.

Marketing

“Pas zgjedhjeve në të gjitha organet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zgjedhjes së: gati 100% të kryetarëve të rinjë të degëve, mbi 90% të kryetarëve të rinjë të këshillave vendor, forume të reja rinore dhe të grave. Erdhi koha për Kongresin e kthesave të mëdha”, ka shkruar Grubi.

Marketing